Pasojat e diskursit sekularist
Historiku i njerezimit ka përjetuar lindje te ideologjive te ndryshme, ku secila ka vazhduar te pretendojè se ka sjellë zgjidhje per njerezimin, por që, ne praktikë, kanë çaluar shumë-dimensionalisht per t'i ofruar njerezimit utopine e premtuar. Secila prej këtyre ideologjive ka qenë e pozicionuar ne rivalitet me zgjidhjen e vetme të pershtatshme per njerézimin, por qe, per shkak të egos dhe ëndjeve personale, jo çdo kujt i ka shkuar për shtati. Por, fatmirësisht, asnjëra nga këto ideologji me burime njerëzore nuk ka arritur te shtrije erresirën e saj për te penguar Dritën Hyjnore, perkunder shpurdhjeve te tyre shekullore. Kjo, sepse i Gjithëdituri i Urtë ka dhënë premtimin e Tij të pathyeshëm, se do ta ruajë Dritën e Tij deri ne çastet e fundit te kesaj bote, duke nxjerre nga çdo brez pishtare qe do t'ua ndriqojnë njerezimit rrugën népermjet dijes se delirë të trasheguar nga të derguarit e Krijuesit Fuqiplotë.
Fatkegesisht ideologjitë e tilla ndodhë të depertojne edhe nëpër shtresa te ndryshme të shogerisë muslimane, por, gardianët e fesë çojne në fund fjalën e dhënë misionit të shenjtë në mbrojtje te fesë, duke gdhendur pllakën e historisë me vepra të mahnitshme, ne sherbim të mirëgenies së zemrave të besimtarëve. Në zinxhirin e këtyre veprave historia shënon edhe një hallke me titull: "Pasojat e diskursit sekularist", e shejhut Ibrahim Sekran, ne të cilën autori bën një gershetim të mrekullueshëm mes veglave ideologjike moderne dhe vargjeve kuranore e citateve profetike në mbrojtje të metodologjisë së shëndoshë të brezave të parë në kuptimin e saktë të fesë, duke hedhur poshté idenë e rileximit te trashëgimisë fetare, risi kjo e cila rrënon parimet themelore të te kuptuarit të shëndoshë të fesë.
Autori, duke u mbështetur ne pervojën e tij jetesore, i nxjerr ne shesh intrigat dhe kurthet e ndryshme të diskursit sekularist, të cilat synojnë perjashtimin e diskursit fetar nga diskutimet që behen per te gjetur zgjidhje për problematikat e njerëzve në jetët e tyre; synojne rrenimin e piramides se prioriteteve të individit musliman dhe futjen e ndjenjes së inferioritetit tek secili qe merr guximin të jetesojë praktikën e brezave të pare të artë. Të gjitha këto dhe të tjera e bëjnë shumë te nevojshem kuptimin e koncepteve të permendura në këtë vepër të mrekullueshme, sidomos për shtresat intelektuale që merren me thirrjen e njerëzve në kuptimin e shëndoshë te fesë.